Categories: sport

Drita eliminohet në mënyrë dramatike, Inter D’Escaldes siguron fazën e ligës pas penalltive

Drita e ka mbyllur aventurën në play-offin e Ligës së Konferencës pas një eliminimi të dhimbshëm përballë Inter D’Escaldes, që triumfoi në ekzekutimin e penalltive dhe avancoi në fazën e ligës.

Skuadra gjilanase e nisi takimin e fokusuar te mbrojtja dhe gjatë pjesës së parë arriti ta mbante larg rrezikut portën e mbrojtur nga Faton Maloku.

Të lidhura

None found

Edhe pse Drita u paraqit me dy sulmues, gjatë 45 minutave të para nuk krijoi raste të pastra për gol.

Inter D’Escaldes e rriti presionin pas pushimit dhe kërkoi më shumë në fazën ofensive. Megjithatë, pritjet e mira të Malokut dhe pasaktësia e futbollistëve të skuadrës nga Andorra bënë që rezultati të mos ndryshonte.

Pranë fundit të ndeshjes, Drita pati një mundësi pas një goditjeje nga këndi, por Besnik Krasniqi nuk arriti ta devijonte në rrjetë topin e harkuar në zonë.

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, edhe dueli i kthimit në Andorrë përfundoi pa fitues pas 90 minutave, duke e lënë rezultatin e përgjithshëm të pandryshuar.

Në serinë e penalltive, për Dritën realizuan Besnik Krasniqi dhe Ovouka. Portieri Faton Maloku i dha përkohësisht shpresë skuadrës kosovare, pasi ndali penalltinë e tretë të Inter D’Escaldes.

Megjithatë, Kristal Abazaj nuk e shndërroi në gol tentativën e tij dhe Interi kaloi sërish në avantazh, 3-2. Më pas, Igball Jashari e goditi jashtë portës penalltinë e radhës.

Riyadi realizoi penalltinë e katërt për Inter D’Escaldes, duke i siguruar ekipit nga Andorra fitoren dhe kualifikimin.

Me këtë rezultat, Drita eliminohet në play-off dhe nuk arrin të marrë pjesë në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur kampionia e Kosovës luajti në fazën e ligës, këtë herë aventura evropiane e gjilanasve përfundon pas një përballjeje dramatike në Andorrë.

të fundit

Hugo Solozabal mbështet portierin Owono pas vdekjes së Jesus de Miguelit

Futbollisti i FC Andorra, Hugo Solozabal, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që tronditi futbollin spanjoll, duke shprehur ngushëllime për familjen…

3 minutes ago

Tërnava dhe ambasadori britanik bisedojnë për vrasjet e grave në Kosovë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar…

4 minutes ago

Të paktën nëntë bomba ruse goditën strehën e civilëve, Zelensky: Sulmi ndaj qendrës humanitare ndër më vdekjeprurësit e luftës

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një sulmi ajror rus ndaj…

8 minutes ago

Debutimi në bursë e bën miliarder ish-mësuesin 62-vjeçar në Kinë

Një ish-mësues i shkollës fillore është bërë një nga miliarderët më të rinj në Kinë, pas debutimit në bursë të…

8 minutes ago

Maran mbështetet te 19 golat e sulmuesve para sfidave me Finlandën dhe Bjellorusinë

Kombëtarja, Rolando Maran Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë për dy ndeshjet e muajit nëntor, atë me Finlandën që…

8 minutes ago

Tre operacione policore në Vlorë/ Arrestohen 3 persona në kërkim, njëri i dënuar me 20 vite burg për v*asje në Itali (EMRI)

Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë kapur dhe vënë në pranga nga Policia e…

12 minutes ago