Drita dhe Inter D’Escaldes e kanë mbyllur në barazim 2-2 përballjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës, të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
None found
Ekipi nga Gjilani e gjeti golin që në aksionet e para të takimit, duke kaluar në avantazh në minutën e katërt.
Hajdin Salihu, i cili iu bashkua Dritës gjatë kësaj vere, shënoi me kokë pas një realizimi të bukur dhe i dha skuadrës kosovare epërsinë e hershme.
Megjithatë, avantazhi vendas zgjati vetëm nëntë minuta. Në minutën e 13-të, mesfushori maroken Doni Berlanga realizoi për Inter D’Escaldes dhe vendosi baraspeshën, 1-1.
Drita nuk u ndal së kërkuari golin e radhës dhe pak para pushimit arriti ta rikthejë epërsinë.
Blerim Krasniqi shënoi në minutën e 42-të për 2-1, ndërsa aksioni u ndërtua pas asistimit të Igball Jasharit.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë, Inter D’Escaldes reagoi përsëri dhe barazoi shifrat për herë të dytë.
Portieri i Dritës, Faton Maloku, e grushtoi topin në zonë në minutën e 56-të, por David Lopez përfitoi nga situata dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-2.
Asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte më deri në vërshëllimën e fundit, ndaj sfida përfundoi me ndarjen e pikëve.
Barazimi e lë të hapur garën për ndeshjen e kthimit, ku Drita do të synojë të sigurojë kalimin në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.
Kristjan Asllani dhe ekipi i InteritNë emisionin kushtuar Champions League në Top Channel, ish-trajneri i Shqipërisë U21, Redi Jupi, ka…
Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka shënuar për të kaluar në epërsi Fenerbahcen ndaj Shakhtar Donetsk.Lojtari nga Prizreni ishte titullar…
Milani ka hasur në një pengesë të madhe në tentimin për të transferuar mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Balde, pasi klubi…
Të dënuarit me burgim dhe të paraburgosurit mund të kenë të drejtën të zgjedhin vetë mjekun apo institucionin shëndetësor ku…
Një tjetër anije mallrash me flamur iranian është goditur nga dronë detarë ukrainas pranë brigjeve të Bengazit në Libi. [...]…
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka komentuar në emisionin “Prime News24” zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe deklaratat…