Drita dhe Shkëndija shkëlqyen në ndeshjet e tyre të radhës në Conference Leage teksa mundën Shelbourne dhe Jagelonian. Skuadra kampione e Kosovës arriti t’i imponohej skuadrës irlandeze në shtëpinë e kësaj të fundit teksa e mundi 0-1.
Gjërat në këtë ndeshje u lehtësuan për Dritën pasi në minutën e 17 skuadra e Shelbourne mbeti në inferioritet numerik pas ndëshkimit me karton të kuq të James Norris pas një faulli ndaj Almir Ajzeraj. Megjithatë 3 minuta më vonë, skuadra irlandeze iu afrua golit me Harry Wood që u ndal nga shtylla. Në minutën e 45 ishte Drita që nuk pati fatin me vete pasi Rron Broja goditi tramversën dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.
Në pjesën e dytë, Drita arriti të gjejë golin e avantazhit në minutën e 58 pikërisht me Almir Ajzerajn. Historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më deri në fundin e takimit me Dritën që fitoi duke marrë 3 pikë që e ngjisin në vendin e 15 me 5 pikë. Një paraqitje po kaq të mire bëri edhe skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës që arriti t’i imponohej Jagellonias me rezultatin 1-0 ku vendimtar u bë Liridon Latifi me golin e tij. Fitorja e dytë për Shkëndijen në këtë kompeticion që e ngjit atë në kuotën e 6 pikëve.
Ndërkaq Dinamo e Zagrebit zhgënjeu në ndeshjen e radhës së Europa League. Skuadra kroate ku aktivizohet sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha u mund në shtëpi nga Celta Vigo me rezultatin 0-3. Në këtë ndeshje Hoxha ishte titullar, por nuk mundi dot të ndihmojë skuadrën e tij të evitonte humbjen.
Po në Europa League, Roma mori një fitore në transfertë ndaj Glasgow Rangers së Nedim Bajramit me rezultatin 2-0 me 2 gola të Matias Soule. Aston Villa mposhti Maccabi Tel Aviv 2-0, fitore të rëndësishmë mori edhe Real Betis ndaj Olympique të Lyon me rezultatin 2-0.
