Dridhet stoli i Piolit, Shevchenko gati të marrë drejtimin e Milanit

Moment delikat te Milani. Deri më sot, Stefano Pioli nuk konsiderohet zyrtarisht në rrezik, por takimi i djeshëm ballë për ballë konfirmoi se drejtuesit e kuqezinjve po shikojnë përreth dhe do të monitorojnë evoluimin e situatës për të vendosur se çfarë të bëjnë.

Sipas asaj që raporton “Libero”, Andrij Shevchenko, jashtë fushave pas eksperiencës si trajner i Genoa, i cili ka drejtuar disa vite edhe kombëtaren ukrainase, iu propozua drejtuesve të Milanit si zgjidhje për stolin deri në qershor. Megjithatë, kjo ide nuk përputhet me menaxhmentin e “Djallit”. Në rast të një kthese në stafin teknik, rruga që çon te “stafeta” Pioli-Abate është më e besueshme.

Po në qershor? Gazeta në fjalë përmend edhe dy emra për verën 2024. Në rreshtin e parë, në veçanti, duket së është Thiago Motta, i konsideruar gjerësisht emri më i vlerësuar nga drejtuesit e kuqezinjve, ose të paktën një pjesë e tij. Alternativë interesante konsiderohet edhe Raffaele Palladino, i lançuar nga i paharruarit Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani në stolin e Monza.


Shtuar 30.11.2023 15:30