Drenica ka siguruar një pikë në përballjen me Malishevën, pasi barazoi 1-1 në minutën e parë të shtesës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës.
None found
Malisheva e kishte avantazhin deri në fund të takimit, por vendasit nuk arritën ta ruanin epërsinë, ndërsa “kuqezinjtë” reaguan në momentet e fundit.
Golin e barazimit për Drenicën e shënoi Elvis Geci, i cili realizoi në minutën e parë të kohës shtesë.
Geci e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia, pasi përfitoi nga topi i kthyer prej shtyllës pas goditjes së Altin Vojvodës. Ky gol solli festë te skuadra mysafire.
Malisheva kishte kaluar në epërsi në minutën e 41-të, kur Xhemal Ibishi shënoi dhe bëri që ekipi i tij ta mbyllte pjesën e parë në avantazh.
Megjithatë, ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë Malishevës tri pikët, pasi Drenica vazhdoi të luftonte deri në fund dhe arriti ta gjente golin e barazimit.
Pas këtij barazimi, Malisheva numëron katër pikë, ndërsa Drenica ka grumbulluar dy pikë pas dy xhirove. Drenicasit kishin barazuar edhe në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Dukagjinit.
nga Lutfi Dervishi Ka kombe që identifikohen me fenë, të tjera me perandoritë, mbretërit apo pushtimet. Ne, të ndarë historikisht…
Edon Zhegrova ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 4-0 të Juventusit ndaj Venezias, duke qenë një nga lojtarët…
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, publikoi pamje të dy helikopterëve që shkatërrojnë një shtëpi të madhe në veri të…
Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e javës së 14-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur…
Më 22 nëntor 1963, Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota u tronditën nga lajmi për vrasjen e presidentit amerikan…
Çështja e himnit shqiptar në Pustec u rikthye në vëmendje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit të Shqipërisë,…