Drenica ka regjistruar një triumf të thellë në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Llapin 4-0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
None found
Mbrëmja ishte historike për stadiumin, ku për herë të parë u zhvillua një ndeshje nën ndriçimin e reflektorëve. Tribunat u mbushën me një numër të madh tifozësh, të cilët krijuan atmosferë të veçantë.
Skuadra vendase e mori kontrollin që në fillim dhe kaloi në epërsi në minutën e 14-të, kur Gjergji Kote realizoi golin e parë të takimit.
Presioni i Drenicës vazhdoi edhe në pjesën e mbetur të fraksionit të parë. Adrian Durmishaj e çoi rezultatin në 2-0 në minutën e 41-të, ndërsa tri minuta më pas Kote shënoi sërish, duke realizuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për vendasit.
Me avantazhin 3-0 në pushim, Drenica e administroi më lehtë pjesën e dytë. Llapi kërkoi të kundërpërgjigjej, por nuk ia doli ta ndryshonte kahun e ndeshjes.
Rezultati përfundimtar u përcaktua në minutën e 70-të, kur Agim Zeka shënoi golin e katërt dhe kompletoi fitoren 4-0 në një mbrëmje të paharrueshme për Drenicën në “Bajram Aliu”.
Pas këtij suksesi të rëndësishëm, Drenica numëron 9 pikë, kurse Llapi mbetet me vetëm 3 pikë pas shtatë xhirove.
Kryeministri Edi Rama foli në Luksemburg për dy çështje që kanë shkaktuar debate në Shqipëri: projektin e investimit të Jared…
Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dërgojë trupa nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe njësi mbështetëse…
Tensionet vijojnë në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e Mine Pezës, ku protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri në…
Studentët kanë marrë “pushtetin” ndërsa nuk tërhiqen nga protesta. Pavarësisht gazit lotsjellës, autobotëve të ujit, sprej me piper apo dhunës…
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhërarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillova (23) nga Koçani."MPB ka shpallur urdhërarrest për Mihaillova…
30,000 vaksinat e para kundër gripit sezonal kanë mbërritur tashmë, dhe përveç kësaj, pritet të mbërrijnë edhe 26,000 doza të…