Drejtonte mjetin pa patentë dhe në gjendje të dehur, talenti brazilian aksidenton për vdekje një person

Klubi brazilian i Palmeiras ka larguar qendërmbrojtësin 20-vjeçar, Renan Victor da silva, pasi ai përballet me akuzat për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Lojtari aksidentoi për vdekje një motoçiklist teksa ngiste në gjendje të dehur makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë. Renan kishte luajtuar i huazuar te Red Bull Bragantino këtë sezon, por klubi nga Braganca Paulista e ndërpreu menjëherë marrëveshjen kur e morën vesh.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht në atë qytet të Sao Paulos. Makina drejtohej nga Renan ka kaluar në korsinë e gabuar dhe ka goditur një 38-vjeçar me motor. Tashmë, Renan do të përballet me akuzën për vrasje. Aktualisht ai është liruar pasi ka paguar një lirim me kusht prej 50,000 dollarësh.

Renan gjithsesi mund të përballet me deri në 10 vjet burg. Mungesa e patentës dhe gjendja e dehur e tij janë faktorë rëndues.

Talenti brazilian në vitin 2019 u shpall kampion bote me U17 e Brazilit, duke u promovuar kështu në ekipin e parë te Palmeiras./h.ll/albeu.com

Shtuar 3.08.2022 08:18