Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, solli largimin e Dragan Stojkoviç. Trajneri serb nuk e përballoi dështimin ndaj kuqezinjve në Leskovc. Por, kjo nuk është hera e parë, që Silvinjo sjell largimin e trajnerit rival.
Para Stojkoviç, një teknik serb po ashtu e pësonte pas disfatës me Shqipërinë.
Bëhet fjalë për Mladen Krstajiç, i cili në vitin 2023 e pati ndeshjen e fundit me Bullgarinë në “Air Albania”. Përfaqësuesja e tij kishte disa humbje radhazi, ndërsa disfata 2 me 0 në Tiranë vulosi fatin e tij.
Viti 2023, ishte ndoshta më i miri në historinë e Kombëtares me Silvinjon në drejtim. Fernando Santos largohej nga Polonia, ndërsa Shqipëria e kishte mposhtur 2 me 0 në “Air Albania”.
Shqipëria e Silvinjos po ashtu, ka ndikuar edhe në largimin e Jaroslav Silhavit nga Çekia.
Disfata 3 me 0 në Tiranë tronditi çekët, të cilët larguan trajnerin edhe pse bashke me të morën pikë të rëndësishme më pas duke siguruar kualifikimin në Europian.