Categories: sport

Vendimet e Disiplinës pas incidentit Elbasan–Vllaznia, pezullime të rënda për Xhaferin e Martinin dhe gjobë për klubin verdheblu

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë publike masat e marra pas episodeve të dhunshme të shënuara pas përballjes Elbasani–Vllaznia, e luajtur në kuadër të javës së dytë të Superiores.

Të lidhura

None found

Alban Xhaferi, zyrtari i klubit të Vllaznisë, është pezulluar për 15 ndeshje nga aktivitetet sportive për sulmin ndaj zyrtarit të ndeshjes, konkretisht goditjen me grusht të asistentit të arbitrit Ergys Spahiu. Gjatë kësaj periudhe, atij i ndalohet edhe hyrja në të gjitha stadiumet ku zhvillohen veprimtari sportive të organizuara nga FSHF.

Masë disiplinore është dhënë edhe ndaj trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, i cili nuk do të marrë pjesë në 6 ndeshje për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Ndërkohë, zyrtari tjetër i klubit shkodran, Elis Dervishaj, është pezulluar për 4 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të takimit.

Për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes, si brenda stadiumit, ashtu edhe në afërsi të tij, Elbasani është ndëshkuar me 100.000 (njëqind mijë) lekë gjobë, për mospërmbushje të përgjegjësive që lidhen me rendin dhe sigurinë.

Dy ndeshje pezullim është vendimi për trajnerin e Dinamo City, Ilir Daja, për protestat ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në sfidën Skënderbeu–Dinamo.

Komisioni ka pranuar gjithashtu kërkesën e lojtarit të FK Partizani, Human Lancaster Rowan, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, në bazë të nenit 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Sa i përket kërkesave të tjera, është rrëzuar ajo e Klubit të Futbollit Delvina për faljen e dënimit për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë, pasi është konsideruar e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Të njëjtin përfundim kanë marrë edhe kërkesat e lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, dhe futbollistit të KF Oriku, Bruno Telushi.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës:

1. AF Elbasani, për mospërmbushje të përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë, për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes brenda dhe në afërsi të stadiumit, bazuar në nenet 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenin 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, atij i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet gjatë zhvillimit të veprimtarive sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundimin e dënimit.

3. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenet 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Zyrtari i KF Vllaznia, Elis Dervishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenin 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenin 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Pranohet kërkesa e lojtarit të FK Partizani, Human Lancaster Rowan, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

7. Rrëzohet kërkesa e Klubit të Futbollit Delvina për faljen e dënimit për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë, si e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

8. Rrëzohet kërkesa e lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

9. Rrëzohet kërkesa e lojtarit të KF Oriku, Bruno Telushi, si e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 3 (tre) ditëve pranë Komisionit të Apelit.

të fundit

Malaj për Samitin e NATO-s: 145 milionë euro do të paguhen nga shqiptarët, Rama ka humbur ndjeshmërinë njerëzore

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

12 minutes ago

KEDS u bën thirrje qytetarëve për kujdes nga linjat elektrike për shkak të erërave të forta

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

12 minutes ago

Kristjan Asllani mbetet i mahnitur nga supergoli i Muçit: Nuk gjej fjalë

Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2 -…

16 minutes ago

Muçi pas golit ndaj Finlandës: Shpresoj që Salah të më rekomandojë te Liverpooli

Ernest Muçi ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Shqipërisë ndaj Finlandës, duke shënuar një eurogol në triumfin 2-0…

16 minutes ago

Qazim Laçi pas fitores ndaj Finlandës: Kemi luajtur mirë dhe mund të shënonim më shumë

Shqipëria ia doli të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2 -…

22 minutes ago

Kurti takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

23 minutes ago