Pasi u kryqëzua nga të gjithë pas ndeshjes ndaj Realit të Madridit në Champions, ku PSG u eliminua, tani Xhanluixhi Donaruma duket shumë pranë largimit nga kryeqyteti francez.
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, në duelin e fundjavës ndaj Bordosë në portë mund të jetë Kejlor Navas me Donarumën që pritet të ulet në stol duke hapur një çështje në Paris.
Në horizont shfaqet sërish Juventusi që e ka çmuar dhe vlerësuar 23-vjeçarin që në kohën që aktivizohej me Milanin, ku ishte pranë tij edhe në merkaton verore, por kampioni i Europës me Italinë kishte si zgjedhje të parë parizienët.
Gjatë këtij sezoni, Donaruma është aktivizuar gjithsej në Ligue 1 në vetëm 11 ndeshje gjithsej.