Bruno Fernandes ka konfirmuar se ka marrë një ofertë nga Al Hilal, por ka vendosur ta refuzojë atë.
“Pati një mundësi. Presidenti më telefonoi dhe më pyeti nëse doja të shkoja atje. Ata po më prisnin”, deklaroi kapiteni i Man United në një konferencë për shtyp ndërsa është duke përfaqësuar Portugalinë.
“Fola me trajnerin Amorim. Ai më kërkoi të mos largohesha. Manchester United nuk donte të më shiste. Ata nuk kanë nevojë për para. Nëse do të doja të largohesha, ata do ta kishin bërë të mundur”.
“Al Hilal ishin shumë të sjellshëm. Ata folën me agjentin tim. Pastaj unë fola me gruan time. Ajo më pyeti: çfarë do të bësh? Ajo gjithmonë i mbështet vendimet e mia”.
“Do të kishte qenë e lehtë të transferohesha atje. I njoh shumë mirë lojtarët portugezë atje”.
“Por, unë dua të luaj në nivelin më të lartë dhe të garoj për tituj të mëdhenj. Mund ta bëj këtë, dhe ende dua ta bëj. Jam shumë i apasionuar pas futbollit”, vazhdoi mesfushori portugez.
Fernandes thuhet se ka refuzuar një pako prej 200 milionë eurosh nga Al Hilal, si dhe një shans për të garuar në Kupën e Botës për Klube që fillon në më pak se dy javë. /Telegrafi/