Kur kanë mbetur edhe dy ditë derisa merkato të mbyllet Mbappe është ende një lojtar i PSG -së.
Siç pritej pas deklaratës së Pochettinos në konferencë për shtyp, sulmuesi francez është pjesëe e listës kundër Reims ndeshje e cila luhet sot në 20:45, shkruan Albeu.com, marrë nga Marca.
Kështu, PSG vazhdon të shtrëngojë litarin në një operacion që nuk duket më aq i qartë sa disa ditë më parë.
Skuadra franceze ende nuk e pranon ofertën përfundimtare të Madridit për të nënshkruar me Mbappe, prej 170 + 10 milionë euro dhe kjo, sipas “El Chiringuito”, “skadon” këtë të hënë.
Tani për tani, Mbappe është ende te PSG dhe do të jetë e nevojshme të shihet nëse ai është pjesë e njëmbëdhjetë lojtarëve në fushë.
Ndërkohë, zyrtarisht Reali i ka vendosur afat PSG deri sot në mesantë, nëse francezët nuk pranojnë ofertën atherë Los Blanco do tërhiqen nga gara përfundimisht. /albeu.com/
? Un groupe de 22 joueurs pour ce déplacement à Reims ?#SDRPSG pic.twitter.com/3uKFEGjxo8
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 29, 2021