Djibril Cisse: Cristiano, eja në Marsejë, unë do të kujdesem për ty

Cristiano vazhdon të interesojë klubet evropiane, ndërsa e ardhmja e tij te Manchester United është e pasigurt.

Tifozët e Marsejës ëndërrojnë ta shohin të veshur me ngjyrat e ekipit të tyre dhe janë bërë virale me #RonaldoOM. Djibril Cisse mori përsipër t’i përcjellë mesazhin e tyre yllit portugez, duke shkruar në Twitter:

“Cristiano, eja miku im, unë do të kujdesem për ty”, ka shkruar ish-futbollisti i Liverpool dhe Panathinaikos. /albeu.com/


Shtuar 24.08.2022 16:29