Djaloshi afgan që u bë i famshëm me unformën plastike të Messit, ka frikë nga talebanët (VIDEO)

Djaloshi afgan Murtaza Ahmadi, i cili u bë i famshëm në vitin 2016 kur disa fotografi u bënë virale në të cilat ai u shfaq me një uniformë të bërë nga një qese plastike me emrin e futbollistit Leo Messi, tani ai është fshehur në Kabul nga frika e mundshme e hakmarrjes nga talebanët, marrë nga Marca.

“Unë jam i bllokuar në shtëpi dhe nuk mund të dal jashtë sepse kam shumë frikë nga talebanët,” i tha ai.

“Unë dua të udhëtoj në një vend të sigurt nga Afganistani. Ju lutem më shpëtoni nga kjo situatë,”u lut Murtaza.

Familja e djalit dhe vetë Murtaza thonë se ndonjëherë gjatë natës, i riu zgjohet duke bërtitur nga frika e talebanëve: “Në ëndrrën time shoh që talebanët po vijnë, duke trokitur në derë dhe duke më bërtitur”.

“Çfarë do të ndodhë me ne? Ne tashmë jemi nën kërcënim”, tha motra e vogëlushit. /albeu.com/