Djali i Kristiano Ronaldos i bën dhuratë vetes një Lamborghini

Djali 15-vjeçar i Kristiano Ronaldos, ka blerë një makinë të tipit Lamborghini Urus S. Ky automjet ka kushtuar jo pak por plot 265 mijë euro.

Kristiano Ronaldo Zhunior, duhet të presë moshën 18-vjeçare gjithsesi, për të respektuar rregullat në Arabinë Saudite.

Djaloshi i sulmuesit portugez ka përse të gëzohet, pasi do zotërojë Lamborghinin në fjalë, me këtë të fundit që përshpejton nga 0 në 100 km/orë në vetëm 3.5 sekonda dhe mund ta ruajë ritmin e saj të zjarrtë deri në 305 km/orë.

 

 

“Makina e parë”- shkruan ai në rrjetet sociale, teksa ka publikuar foton e Lamborghinit.


Shtuar 3.11.2025 11:05