E ardhmja e Michael Carrickut në stolin e Manchester Unitedit është bërë edhe më e pasigurt pas disfatës 4-1 kundër Comos, të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Taktikat e skuadrës u vunë hapur në shënjestër edhe nga kapiteni Bruno Fernandes pas kësaj humbjeje.
Në këtë situatë, mediat britanike e rendisin Julian Nagelsmannin mes alternativave kryesore për drejtimin e Unitedit, nëse krerët e klubit vendosin t’i japin fund bashkëpunimit me ish-mesfushorin anglez.
None found
talkSPORT bën të ditur se janë zhvilluar tashmë kontakte paraprake me ish-trajnerin e Gjermanisë dhe Bayern Munichut, si dhe me përfaqësuesit e tij, lidhur me mundësinë që ai të marrë pankinën e skuadrës së ‘Old Traffordit’.
Fillimisht, menjëherë pas disfatës, kompanitë e basteve shihnin si favorit për të pasuar Carrickun ish-teknikun e Newcastle Unitedit, Eddie Howe. Por tashmë kandidatura e Nagelsmannit duket se ka fituar ndjeshëm terren.
Sipas të njëjtit raportim, trajneri gjerman gëzon përkrahje mes drejtuesve të Manchester Unitedit. Klubi e kishte shqyrtuar seriozisht emrin e tij edhe para se t’ia besonte përfundimisht detyrën Michael Carrickut si trajner i përhershëm.
Nagelsmann, që do të mbushë 40 vjeç vetëm në korrik të vitit të ardhshëm, u bë trajneri më i ri në historinë e Bundesligës me marrjen e drejtimit të Hoffenheimit në vitin 2018. Aktualisht ai nuk drejton ndonjë klub, ndërsa, sipas raportimit, u largua nga posti i përzgjedhësit të Gjermanisë pas Kupës së Botës.
Përpara aventurës te Bayern Munichu, gjermani kishte qenë edhe në krye të Leipzigut. Sezonin e parë me këtë skuadër e mbylli në pozitën e dytë të Bundesligës.
Debutimi në stolin e Bayernit i solli Nagelsmannit dy trofe, mes tyre edhe titullin kampion të Gjermanisë. Ecuria në sezonin 2022/23 rezultoi më pak e suksesshme dhe drejtuesit bavarezë e shkarkuan pa përfunduar kampionati.
Me Nagelsmannin në pankinë, kombëtarja gjermane shkoi deri në çerekfinalet e Kampionatit Evropian të vitit 2024, të zhvilluar në Gjermani. Ndërkaq, raportimi e lidh largimin e tij nga drejtimi i kombëtares me eliminimin përballë Paraguait në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës gjatë kësaj vere.
Futbolli evropian rikthehet sot (e enjte) me një program të pasur ndeshjesh, ku gjithsej 36 përballje do të zhvillohen në…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në autostradën Fier-Lushnjë, pranë…
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, duke folur për takimin që kanë patur me ministrin Shasivari, tha se, edhe pse propozimi…
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar…
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet me 80.2 lekë dhe shitet me 81.2 lekë. Euro, blihet me 90.3 lekë…
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Miloçer të Malit të Zi, në kuadër të…