Unai Emery është ndër emrat që po shqyrtohen për drejtimin e Manchester Unitedit, nëse klubi vendos të ndahet nga Michael Carrick pas disfatës 4-1 kundër Comos në Ligën e Kampionëve.
Trajneri spanjoll ka mbështetës në radhët drejtuese të “Djajve të Kuq”, raporton The i Paper. Emery ka ndihmuar Aston Villan të shndërrohet në një skuadër që lufton rregullisht për pjesëmarrje në garat evropiane.
None found
Megjithatë, burime pranë tij thonë se Emery është i përkushtuar ndaj Aston Villas, ku ka ndikim të madh në vendimet sportive të klubit.
Manchester Unitedi mund të shqyrtojë edhe kandidatë të tjerë: Eddie Howe, Antonio Conte, Fabian Hurzelerin e Brightonit dhe Kieran McKennan, ish-trajnerin e Ipswich Townit.
Howe mund të jetë i vështirë për t’u afruar për shkak të kërkesave të tij për përforcimin e skuadrës. Ndërsa qasja konfrontuese e Contes mund ta bëjë më të ndërlikuar arritjen e një marrëveshjeje me klubin anglez.
Presioni mbi Carrickun është rritur ndjeshëm, pasi skuadra ka kaluar shtatë ndeshje radhazi pa fitore.
Pakënaqësisë ndaj trajnerit i janë shtuar edhe komentet publike të kapitenit Bruno Fernandes, i cili ka shprehur dyshime për taktikat e ekipit.
Pas humbjes ndaj Comos dhe rezultateve të fundit, drejtuesit e Manchester Unitedit duhet të vendosin nëse do t’i japin Carrickut më shumë kohë apo do të bëjnë një tjetër ndryshim në stolin e trajnerit.
Emery mbetet një nga opsionet që mund të merret në konsideratë nëse klubi vendos të ndryshojë drejtimin e skuadrës.
Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…
Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…
Katër inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) janë shkarkuar nga detyra pas shkeljeve të konstatuara në procedurën e kontrollit…
Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i…
Një sulm iranian ka goditur një godinë industriale civile në Bahrein, duke shkaktuar zjarr në objekt. [...] Read More... The…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar bashkatdhetarët dhe bashkëveprimtarët e partisë në Bruksel, në kuadër të një organizimi të…