Dinamo është një nga skuadrat më aktive në merkato. “Blutë” kanë arritur marrëveshjen me dy lojtarë. Jorgo Meksi dhe Mory Bamba priten të zyrtarizohen te Dinamos.
Ndërkohë ka lëvizje edhe në dalje. Ditën e sotme kryeyqtetrasit kanë zyrtarizuar largimin e 3 futbollistëve. Indrit Prodani, Ali Samake dhe Amarildo Gjoni kanë ndarë rrugët me “Nëndetësen” duke dalë lojtarë të lirë në treg.
“FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarët Indrit Prodani, Ali Samake dhe Amarildo Gjoni.
Klubi dinamovit i falenderon lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron suksese në vazhdimësinë e karrierës”, ka shkruar klubi dinamovit.