Fabio Canavaro nuk do të jetë më trajner i Dinamo Zagrepit. Drejtuesit e klubit i kanë besuar ekipin të dytit të italianit, Sandro Perkoviç.
Nën drejtimin e Canavaros, i cili mori frenat e ekipit ku militon edhe Arbër Hoxha në muajin dhjetor, Dinamo e Zagrepit mori 7 fitore, dy barazime dhe pesë humbje në 14 takime.
Dinamo, e cila fitoi vjet kampionatin për herë të shtatë radhazi, aktualisht gjendet në vendin e tretë plot tetë pikë larg Hajduk Splitit.