Pasi e shiti Amir Rrahmanin në Serie A dhe pasi e bleu së fundmi Arbër Hoxhën, Dinamo Zagreb po vazhdon të marrë talentë nga Kosova.
Dy futbollistëve të ekipit U19 të FC 2 Korriku, Venis Havollit dhe Aurel Limanit iu është dhënë mundësia për t’u provuar tek gjigjanti kroat GNK Dinamo Zagreb.
Kjo është bërë e ditur nga vet klubi kosovar përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
“Futbollistët në fjalë kanë filluar me seanca stërvitore në Zagreb, teksa kjo mundësi e dhënë për ta po del të jetë ogur i mirë për thellimin e bashkëpunimit mes klubit kosovar dhe atij kroat”, thuhet ndër tjera në njoftimin e klubit të 2 Korrikut. /GazetaSinjaliSport/