Dinamo ikën “pikiatë”, Partizani e mposht minimalisht (VIDEO)

Partizani ka marrë tre pikë me vlera në derbin kundër Dinamos, pasi fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0. “Demat” reaguan pas humbjes me Vllazninë, ndërsa nga ana tjetër blutë zhyten në krizë.

E treta humbje radhazi për Dinamon, që është 2 pikë larg vendit të parafundit që të dërgon në Kategorinë e Parë. Portieri Edvan Bakaj ishte shpëtimtar në disa raste në pjesën e parë.

Në të dytë Dinamo ishte më e rrezikshme, por edhe portieri Teqja po kalon një formë të mirë dhe nuk lejoi prekjen e rrjetës së portës së tij.

Në minutën e 72-të ishte Esat Mala ai që shënoi golin me vlerën e tre pikëve dhe tani Partizai barazohet me Laçin dhe Teutën, që kanë po nga 18 pikë. / albeu.com


Shtuar 13.12.2021 22:11