Dinamo i “trembet” Tiranës, e shkuara “flet” në favor të bardhebluve

Dinamo dhe Tirana do të luajnë më 12 janar ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”. Një derbi mjaft interesant që do të startojë në orën 17:00.

Momentalisht të dy ekipet kanë objektiv “Final Four”, me Dinamon që është vetëm 4 pikë larg ‘bardhebluve’. Për të besuarit e Mehmetit 3 pikët vyejnë për të mbajtur ekipin sa më afër Europës, në krahun tjetër Tirana kërkon fitoren për t’iu qepur nga pas Partizanit dhe Egnatias.

Të lidhura

None found

Por 10 sfidat e fundit të këtij derbi favorizojnë Tiranën. ‘Bardheblutë” kanë statistika pozitive në 10 ndeshjet e fundit, ku kanë fituar 6 prej tyre. 3 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa Dinamo ka triumfuar vetëm 1 herë. /newsportal/


Shtuar 11.01.2024 10:33