sport

Dikur portier në Bundesliga, sot në Wrestling

Werder Bremen ka patur një sukses në vitin 2004 ku fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Lojtarë me emër kanë luajtur për qytetin e muzikantëve si Ozil, Micoud, Klose, Aliton etj. Në këtë ekip ka qënë dhe portieri gjerman, Tim Wiese i cili erdhi në vitin 2005 tek klubi kampion.

Të lidhura

None found

Tim Wiese luajti për 7 vite dhe u bë një element kryesor i formacionit të Thomas Schaaf. Portieri Wiese kritikohej shpesh pasi bënte shumë gafa, por edhe pritjet spetakolare ishin të tijat ku shpesh herë shikuesit ngeleshin me gojën hapur.

Tashmë ai nuk bënë më pjesë në botën e futbollit, madje po të kërkosh emrin e tij do të të dali si një luftëtar i WWE (Wrestling). Ky është një nga sportet më të paguara në botë dhe Tim e ndjen veten pjesë të këtij sporti.

“Dua të jem i pamposhtur, të lëndoj të tjerët që ata të mos më lëndojnë. Mendoj se do të jem “djaloshi i keq”, ky është rregulli, duhet të mësohem me të. Si futbollist, kam qenë njeri i keq kur më shanin,” u shpreh Tim.

Debutimi i tij në Wrestling ndodhi në vitin 2016, në ringun e Mynihut, së bashku me Cesaron dhe Sheamus, përballë Primo, Epico dhe Bo Dallas. Të pranishëm në publik ishin edhe bashkëlojtarët e tij, Per Mertesacker dhe Torsten Frings.

Wiese, megjithatë, pavarësisht se e ka pranuar mungesën totale të interesit për botën e futbollit, nuk e ka harruar kurrë, aq sa në vitin 2017 u shfaq me fanellën e SSV Dillingen, në serinë e tetë gjermane (futboll amator), në Bavari, jo larg Mynihut, ku debutoi në ring. / h.ll/albeu.com

të fundit

Dinamo avancon në Europë, Bardhi vlerëson lidhjen e skuadrës me Dajën dhe flet për të ardhmen e Komës

Ilir Daja - Adrian BardhiNjë Dinamo e kualifikuar dhe padyshim, entuziasmi s’mund të mungonte kurrsesi tek presidenti Adrian Bardhi [...]Read…

3 hours ago

Elbasani sjell nga Greqia në Superiore mbrojtësin që ka luajtur me Barcelonën

Moussa WagueMoussa Wague është futbollisti më i ri i Elbasanit [...]Read More...

3 hours ago

Abdixhiku Confirms LDK Will Resume Talks with VV on Forming Institutions

Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…

4 hours ago

LDK Authorizes Abdixhiku to Hold Talks with LVV, Haziri Outlines Three Conditions for Cooperation

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, deklaroi se delegatët i…

4 hours ago

Abdixhiku konfirmon rifillimin e bisedimeve të LDK-së me VV-në për institucionet

Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…

4 hours ago

Tensione te Real Madridi, Vinicius nuk pranon propozimin për rinovim – Arsenali përgatit paketën prej 140 milionë funtesh

Vinicius Junior ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për rinovimin e kontratës, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë.Sipas raportimeve,…

4 hours ago