Angel Di Maria është duke menduar seriozisht të luajë sërish në Argjentinë, veçanërisht në klubin ku u rrit, Rosario Central.
Pavarësisht se ka shumë oferta të rëndësishme, lojtari do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni dhe opsioni kthim në “shtëpi” duket i preferuar.
“Zonja e Vjetër” nuk dëshiron që ta vazhdojë më gjatë me ish-lojtarin e Real Madridit dhe shkaku kryesor është paga 7.5 milion euro që merr futbollisti.
Përveç rikthimit në shtëpi, opsione të tjera janë edhe futbolli arab ose MLS./albeu.com