“Dhimbje koke” për Xavin, Araujo nuk do të jetë i gatshëm ndaj Real Madridit

Mbrojtësi i Barcelonës Ronald Araujo është dëmtuar në grumbullim me kombëtaren e Uruguait.

Araujo luajti vetëm një minutë me kombëtaren e tij dhe me pas u largua nga fusha si pasojë e një dëmtimi.

Sipas ekzaminimeve mjekësore, lojtari do të jetë jashtë fushave për një periudhe kohë 6-7 javë.

Mundo Deportivo shkruan se ai nuk do të jetë i gatshëm për “El Clasicon” ndaj Real Madridit.

Kujtojmë po ashtu se Barcelona është në akth edhe për gjendjen e Kounde që u dëmtua me Farancën./albeu.com


Shtuar 25.09.2022 16:20