Destinacion i ri për Asllanin, Interi hap dyert jashtë Italisë! Mesfushori i Kombëtares refuzoi më parë

Lojtari kuqezi i kombëtares, Kristjan Asllani, është pranë largimit nga Torino, pasi klubi i Seria A i ka komunikuar Interit se mesfushori nuk është në planet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Ditën e sotme u zbulua se zikaltrit e ofruan te Fiorentina, ndërsa një zgjidhje e re del në pah së fundmi.

Të lidhura

None found

“Sportmediaset” tregon se dyert janë hapur për Asllanin, që të kryhet një transferim jashtë Italisë. Fakt është se mesfushori shqiptar ka luajtur vetëm në Seria A deri tani.

Asllani refuzoi gjatë verës, që të largohej nga Italia. Tashmë situata duket më ndryshe dhe dëshirat e tij duket se do kalojnë në plan të dytë.

Mbetet për t’u mësuar se cili klub do t’i afrohet këtij transferimi. Torino e ka kapur Interin të papërgatitur në këtë moment, ndërsa mendohej se huazimit do t’i shkohej deri në fund.

Për këtë zikaltrit nuk kanë pranuar prishjen e huazimit në mënyrë të njëanshme. Asllani është parë si dështim, pasi u derdhën 1.5 milionë euro vetëm për huazimin që shkoi pak muaj.


Shtuar 5.01.2026 21:25