Dështimi në Champions League, PSG synon të rinovojë skuadrën

Verën e ardhshme, Paris Saint-Germain do të përpiqet të sjellë Bernardo Silvan dhe të bindë Victor Osimhen të heqë dorë nga kalimi në Premier League dhe kampioni francez, përveç këtyre dyve, planifikon të shtojë më shumë përforcime për të riparuar plotësisht ekipin pas dështimit të fundit.

Kështu, L’Equipe franceze ka publikuar sot listën e futbollistëve që mund të vijnë verën e ardhshme dhe të ndihmojnë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi në luftën për titullin e kampionit të Europës.

Në krye të listës së dëshirave është 28-vjeçari portugez Silva, i cili në fund të sezonit do të largohet nga Manchester City dhe krahas tij në pjesën sulmuese, PSG kërkon edhe 19-vjeçarin Ryan Cherki nga Lyon.


Shtuar 10.03.2023 18:31