Categories: sport

Dështimi i transferimit të Mbappe në Madrid, flet Toni Kroos

Toni Kroos u rikthye dje në fushën e lojës me Real Madridi pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi.

Për Goal, Kroos ka folur për dështimin në transferimin e Kylian Mbappe në verë dhe këshillën që i kishte dhënë trajneri Zinedine Zidane.

Të lidhura

None found

“Në verë kisha thënë që do doja që një lojtar i tillë të vinte, por nëse nuk vjen, kemi skuadër të mirë”.

“Të shohim çfarë do ndodh në të ardhmen, është vështirë për mua të them sepse nuk jam ai që vendos. Kualiteti i tij nuk ka ndryshuar, është lojtar i mirë dhe çfarë dimë është që Madridi e donte, por në fund nuk kishin sukses”.

“Çdo gjë vazhdon, edhe pa Mbappe këtu. Mendoj se jemi duke bërë mirë dhe e ardhmja nuk ka ndryshuar: Lojtarët më të mirë duhet të jenë në Madrid dhe ai është një ndër ta”, deklaroi ai.

Tutje, Kroos foli edhe për dy trajnerët Zinedine Zidane dhe Carlo Ancelotti.

“Më kujtohet diçka që Zizou më tha para dy viteve, kur isha 29 dhe kishim fituar tre herë Ligën e Kampionëve bashkë. Ai tha se si lojtar me eksperiencë, në moshën 30 ose 31 më e mira do vijë”.

“Të shohim nëse karriera ime është ashtu gjithashtu. Mendoj se në moshën 31-vjeçare mund të luajë shumë mirë”.

Ndërkohë, Kroos zbuloi edhe marrëdhënien me Ancelottin.

“Kam lidhje të mira me të që nga viti 2014. Nuk kam luajtur shumë deri më tani, pra nuk e di (nëse ka ndryshuar) sepse nuk kam pasur shumë bisedime me të”.

“Është vështirë të komentojë arsyen. Ka ndryshime, por mund të them se lidhja jonë vazhdon të jetë shumë e mirë”, përfundoi ai.

Pritet që gjermani të vazhdojë tani të jetë titullar si edicionet e kaluara./

të fundit

BE-ja: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të…

4 minutes ago

Presidentja sllovene uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim mes dy vendeve dhe në Procesin Brdo-Brioni

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës. Ajo ka…

4 minutes ago

Zidane vlerëson mesfushorin belg: Lavia është lojtar cilësor

Zinedine Zidane ka lavdëruar mesfushorin e Chelseat, Romeo Lavia, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjen e Ligës së Kombeve…

4 minutes ago

Robert Berisha për videot intime të Adi Hilës: Nëse janë publikuar për përfitim, është bërë gabim

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku komentoi pak edhe…

11 minutes ago

Tekniku i autopsisë tregon çfarë ndodh me foshnjën pas vdekjes së nënës shtatzënë

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën? — Klan Kosova [...]Read More...

12 minutes ago

Shqipëria synon të shkruajë historinë në Play-off-in e Botërorit: Hamonikaj dhe Bajraktari besojnë te grupi dhe premtojnë maksimumin ndaj Uellsit

Kombëtarja shqiptare e vajzaveKombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë më 9 tetor sfidën e parë historike ndaj Uellsit, në…

13 minutes ago