sport

U raportua se do të largohen në verë, Real Madridi i ofron kontrata të reja Kroosit dhe Modricit

Real Madridi tani po planifikon që t’i ofrojë kontrata të reja dyshes Toni Kroos dhe Luka Modric, sipas gazetarit Mario Cortegana nga The Athletic.

Disa raportime nga Spanja kishin pretenduar më herët se Madridi nuk e ka në plan që të vazhdojë me Modricin përtej këtij sezoni, por pasi veterani pranoi që të ul pagën e tij, qëndrimi i klubit duket se ka ndryshuar.

Të lidhura

None found

Kroos është një titullar i rregullt në krahasim me Modricin, teksa gjermani ka startuar në 31 nga 46 ndeshje sa ka luajtur gjithsej këtë sezon, duke bërë nëntë asistime.

“Është e vështirë të dimë se çfarë do të ndodh me Kroos dhe Modric. Mendoj se nesër, shpresoj që jo, por do të jetë ndeshja e fundit e Ligës së Kampionëve në ‘Santiago Bernabeu’ për disa nga bashkëlojtarët e mi”, kishte thënë Carvajal para ndeshjes së dytë me Bayern Munich.

Fjalët e Carvajalit kanë konfirmuar se do të ketë më shumë largime këtë verë. Në rast se jo Kroos dhe Modric, atëherë Nacho ose Joselu do të largohen.

Si pjesë e largimeve, Real Madridi po planifikon që të bëjë prurje të reja në ekip ku tashmë është pothuajse e konfirmuar që Kylian Mbappe do t’i bashkohet gjigantit spanjoll.

Përveç tij, krerët e klubit po mendojnë të bëjnë disa përforcime edhe në fazën e mbrojtjes ku Leny Yoro dhe Alphonso Davies janë përmendur si kandidat të mundshëm për transferim. /Telegrafi/

të fundit

Mirlind Daku përfshihet në 11-shen më të mirë të javës në Rusi

Ylli shqiptar Mirlind Daku ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Rusisë.Gjilanasi që prej…

8 minutes ago

Zeka: Samiti i Ballkanit në Prishtinë forcon bashkëpunimin dhe hap rrugë për investime

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson se samiti mundëson shkëmbimin e informatave mes bizneseve, institucioneve financiare dhe…

12 minutes ago

Lushaku presents the agenda of the Committee on European Integration, cooperation with Albania and Montenegro proposed

Komisioni planifikon takime me kryenegociatorin për integrim evropian, përfaqësuesit e BE-së dhe ministrat, ndërsa Liza Gashi kërkon shkëmbim përvojash me…

15 minutes ago

Balkan Summit: Kosovo, Albania and North Macedonia have huge investment potential

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë potencial të konsiderueshëm për investime, në një kohë kur në Ballkanin Perëndimor po…

16 minutes ago

Mujka and Muzliukaj again deny corruption charges

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Faruk Mujka- kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” dhe Hysen Muzliukaj-ish-drejtor për Gjeodezi në Mitrovicë,…

16 minutes ago

Committee for Oversight of the KIA reviews changes to the 2026 budget

Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, në rend dite ndryshimet buxhetore për vitin 2026 Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së…

17 minutes ago