Deschamps: Polonia mbrohet shumë mirë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës të vlefshme për një biletë në 1/8 e Kupës së Botës, përballë Polonisë.

“Polonia di të mbrohet, e duan futbollin dhe dinë të sakrifikojnë veten. U desh të mbroheshin shumë në tre ndeshjet e grupit, por e bënë shumë mirë.

Edhe në sektorin e sulmit janë të rrezikshëm, të gjithë e dimë se kanë Lewandowskin. Ne i respektojmë shumë dhe e di që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për t’u luajtur”, është shprehur tekniku francez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.12.2022 15:47