Mbrëmjen e nesërme në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania” luhet derbi i fundit i kryeqytetit shqiptar për këtë vit kalendarik.
Partizani e sfidon Tiranën në një ndeshje që i gjen skuadrat në gjendje të ndryshme, por të dyja kanë nevojë të madhe për mbështetjen e tifozëve, sidomos në një sfidë të tillë.
Shitja e biletave ka ecur me ritëm të kënaqshëm.
Mediet shqiptare raportojnë se deri mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 4 mijë bileta.
Biletat mund të sigurohen në biletarinë në “Selman Stermasi” nga ora 10:00 deri në 19:00.
Partizani ka njoftuar se është hapur më në fund një sportel në “Air Albania” dhe biletat mund të sigurohen edhe atje ora 10:00 deri në 18:00.