Xherdan Shaqiri ka përjetuar një pritje emocionuese në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga tifozët kosovarë.
Pritja që i është bërë sulmuesit ka qenë e jashtëzakonshme me duartrokitje, por edhe ai në disa raste është kthyer nga publiku dhe ka përshëndetur të pranishmit.
Por duket se pritja që i është bërë nga Kosova yllit të saj Xherdan Shaqirit nuk i ka pëlqyer gazetës zviceranne ‘Blick‘ që e kanë sulmuar futbollistin.
Blick-ut i ka penguar si duket respektimi që Shaqiri i ka bërë himnit të Kosovës duke mbajtur dorën në zemër.
“Para ndeshjes, Shaqiri mban dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës, më pas i jep fanellën e kombëtares një djali në karrocë dhe pozon për selfie. Ju vështirë se e shihni atë në fushë”, e nis kështu shkrimin e tyre gazeta zvicerane.
“Loja në Prishtinë është një lojë e madhe, sidomos për të. Nuk mund të ishte më emocionale. Është beteja e rëndë kundër Kosovës, kundër vendit të lindjes, atdheut të prindërve të tij”.
Shaqiri ka dhënë përgjigje se pse mbajti dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës.
“Të gjithë e dinë që kam lindur këtu, se i kam rrënjët këtu. E bëra këtë gjest për respekt për Kosovën”, i tha Shaqiri gazetës Blick pas ndeshjes.