sport

Dënimet ekstreme të FSHF, reagon Tirana: Penalltia provokoi tifozerinë

Displina ndëshkoi Klubin e Tiranës për ngjarjet e ndodhura në takimin Tirana-Bylis (2-2).

Një penallti e akorduar për skuadrën ballshiote shkaktoi dhunë ndaj kryesorit Kridens Meta në fundin e takimit.

Të lidhura

None found

Gjashtë lojtarë të bardhebluve dhe tre pjesëtarë të stafit janë pezulluar me nga 4 ndeshje deri në 2 vite. Visar Bekaj, Albano Aleksi, Aldi Gjumsi, Bruno Lulaj, Besir Iseni, Florent Hasani, Arzen Vocaj, Kostandinos Jani dhe Marvi Kastrati janë ndëshkuar nga Disiplina. Si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në fundin e ndeshjes me Bylisin.

Në njoftimin e FSHF-së theksohet se Tirana do të zhvillojë ndeshje pa tifozë në harkun kohor të 90 ditëve, si masë paraprake. Besir Iseni është lojtari që ka marrë masën më të lartë të ndëshkimit, duke u pezulluar për 2 vite.

Me dorë të hekurt është ndëshkuar dhe portieri Visar Bekaj, të cilit i ndalohet aktiviteti për një vit. 6 ndeshje pezullim për Albano Aleksin, Aldi Gjumsin dhe Bruno Lulajn. Ndërkohë që e pëson edhe goleadori Florent Hasani (4 ndeshje).

Me nga 8 ndeshje janë pezulluar dhe Vocaj, Jani dhe Kastrati, pjesëtarë të stafit mjekësor të klubit kryeqytetas. Vajza e presidentit Refik Halili, Goldi Halili, e cila është marrë me organizimin e brendshëm te Tirana, deklaroi se penallti provoi tifozerinë bardheblu.

Deklarata e Goldi Halilit:

Ndeshja KF Tirana-FK Bylis, pati një përfundim të trishtueshëm për të gjithë komunitetin bardheblu. Kjo ndeshje, e cila u mbyll nga një episod tepër flagrant, siç ishte edhe ajo penallti e akorduar për miqtë në fundin e takimit, arriti të provokonte në limite tifozerinë e klubit tonë.

Një tifozeri e cila ka qenë shembull e qytetarisë në mbështetje të skuadrës së zemrës në të gjithë historinë e klubit tonë. Kjo ngjarje nuk prek vetëm tifozët e Tiranës apo dashamirësit e saj.

Kjo është një shuplakë e rëndë ndaj komunitetit të futbollit në mbarë vendin. Futbolli luhet për tifozët dhe KF Tirana ka tifozerinë e saj, e cila jeton çdo ditë me skuadrën futbollit.

Ngjarja e ndeshjes së fundit na kthen shumë vite pas. Vite ku futbolli ynë kishte fusha sportive të amortizuara, arbitra të kontestuar për gjykimet e tyre dhe shumë hallka të tjera. Të cilat na privonin për ato hapa madhorë drejt futbollit profesionist ku ne kemi aspiruar gjithnjë.

Ne sot kemi stadiume moderne të rikonstruktuara, të tjera pritet të ndërtohen, ndër to edhe shtëpia bardheblu, “Selman Stërmasi”. Sapo kemi pritur një finale europiane, kemi sisteme VAR, po sjellim risi në futbollin shqiptar. Si dhe po transferojmë elementë të talentuar drejt klubeve më të afirmuar të Europës.

KF Tirana funksionon si një familje me komunitetin e saj dhe do të vijojë në çdo moment të jetë në çdo moment përfaqësuesja më e denjë e klubit të tyre të zemrës. Distancohemi nga aktet e dhunës dhe nënvizojmë se si dje dhe çdo herë tjetër, kemi zbritur në fushë vetëm për të luajtur futboll.

Ata që gjykojnë në fushë duhet të jenë të drejtë në vendimet e tyre dhe të denjë për uniformën që mbajnë veshur. Të mos harrojnë kurrë që vendimet e tyre peshojnë në mijëra zemra që mbushin shkallët e stadiumit për çdo ngjyrë skuadre, përfshirë edhe atë kuqezi.

Dje, këto zemra, u thyen, u tradhtuan dhe fryma me të cilën bërtasin çdo vit tifozët u vodh…

Pavarësisht padrejtësive dhe qëllimeve dashakeqe kundrejt punës së tyre, në raste të përsëritura të vendimeve të arbitrave, drejtuesit, stafi dhe lojtarët e klubit, kanë qenë të gatshëm të qetësojnë të gjitha situatat. Duke u sjellë konform rregullave. Asnjëherë nuk gjykuam, por mbrojtëm denjësisht dhe me kulturë mundin e një sezoni të gjatë.

të fundit

Berisha: Kostoja e jetesës është rritur me 60%, ndërsa Rama dhe baxhanaku i tij vjedhin miliona e miliarda

Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e përhershëm në foltoren përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku ka akuzuar qeverinë për rritjen e…

13 minutes ago

Arrestohet në Dubai Aleks Visha, personazhi i njohur i rrjeteve sociale: Më thonë që jam kriminel

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Aleks Visha, është ndaluar nga autoritetet në Dubai. Sipas deklaratës së tij, ndalimi lidhet…

16 minutes ago

Masakër me armë zjarri në Turqi/ 4 viktima dhe 8 të plagosur, autori një 17-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Mersin në Turqia, ku katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të…

32 minutes ago

Tronditje në Britani/ Ushtarja 24-vjeçare vritet para Mbretit Charles gjatë demonstratës

Britania është tronditur nga vdekja e ushtares 24-vjeçare Ciara Sullivan, një anëtare e elitës së Trupës Mbretërore të Artilerisë Mbretërore…

60 minutes ago

Prej kohësh e mbajti “të fshehtë”, ish-finalisti i BBV kurorëzon dashurinë në martesë

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Blerando ka kurorëzuar dashurinë së fundmi me martesë, me sipërmarrësen Lena Krasniqi. Çifti ka…

1 hour ago

Lufta në Lindjen e Mesme/ Sulmet izraelite shkaktojë mbi 3,000 të vdekur në Liban që nga fillimi i luftës

Lufta mes Izraelit dhe Libanit vijon të jetë aktive, ndërsa sulmet mes tyre sa vijnë edhe rriten. Mediat e huaja…

1 hour ago