Categories: Uncategorized

Bylisi – Tirana na kthen pas në kohë, kompanitë e basteve nuk kautojnë ndeshjet e Superiores

Mjaftoi një ndeshje, Bylisi-Tirana, që ndeshjet e futbollit shqiptar të mos kuotohen më, duke na kthyer disa vite pas në kohë. Kompanitë europiane të basteve, shumë të kujdesshme kur bëhet fjalë për kampionatet e vogla dhe me famë për manipulime ndeshjesh, menjëherë kanë sinjalizuar “Sportradar”.

Kompania që ka marrëveshje me UEFA-n për analizën dhe zbulimin e ndeshjeve të dyshimta për trukim pritet të hartojë edhe dosjen e ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, dosje që e pret edhe FSHF.

Të lidhura

None found

Që kishte luhatje koeficientesh është provuar që ditën e ndeshjes, aq sa shumë kompani e ndalën kuotimin pa u mbushur 60 minuta lojë. Natyrisht, duhen parë shumat që janë luajtur në baste dhe nga sa llogari ka ndodhur diçka e tillë, për të kuptuar nëse e gjitha ishte e organizuar për të përfituar para me një ndeshje të paravendosur.

Momentalisht gjithçka është në kuadrin e dyshimeve, por kompanitë europiane të basteve nuk mund të falin para. Ndeshjet e futbollit shqiptar shihen me dyshim prej tyre dhe kjo nuk është hera e parë, pasi në Francë prej kohësh është ndaluar të kuotohen ndeshjet e Skënderbeut për shkak të dënimit që i dha UEFA.

Abcnews.al mëson se kompanitë e basteve në Europë nuk duan më informacion ‘live’ nga ndeshjet që luhen në vendin tonë dhe këtë ua kanë konfirmuar kompanive që e ofrojnë këtë shërbim. Kjo falë teatrit në Bylis-Tirana, ndeshje që po hetohet edhe nga FSHF. Ajo çfarë ishte ndërtuar vitet e fundit është prishur brenda 90 minutash, duke bërë që futbolli shqiptar të humbasë totalisht besueshmërinë e krijuar sezonet e fundit.

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

3 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

4 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

17 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

21 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago