Dënime dhe gjoba, Komisioni i Disiplinës merr vendimet

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka zbardhur 22 vendimet e fundit, që janë marrë sot.

Bie në sy paralajmërimi për Dinamon, pasi është pranuar kërkesa e “Infinity Sports”.

Bluve u jepet një afat 30 ditë për ekzekutimin e vendimit nr. 14 datë 15.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.

Në fokus është dhe dhuna në futbollin e moshave dhe atë inferior.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe futbolli profesionist ishte pushim, me përjashtim të turit të parë në Kupë, për shkak të Kombëtares shqiptare.

Vendimet e FSHF-së marrë sot, më 17 tetor 2024:

Lojtari i KF Naftëtari, Nikolas Karakashi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Pogradeci U-19, Kleart Grazhdani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KS Besa U-21, Kleis Elezi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Apolonia U-21, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Lushnja U-15, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i KF Lushnja U-15, Marjol Miho, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Valter, Juled Pataloku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Tigers, Daniel Muçaku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Kastriotët, Erind Lleshi, për sjellje ofenduese dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Elso Team, Tedi Brahimaj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Elso Team, Rudens Porja, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Elso Team, Leonard Balliu, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Elso Team, Orges Hilaj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AFA 9X9, Loel Pirko, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AFA 9X9, Emil Rusi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AFA 9X9, Çlirim Shkreta, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AFA 9X9, Idriz Islami, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AFA 9X9, Endrit Boshnjaku, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Shënkolli U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Abissnet Superiore U-16, kundër KF Vllaznia U-16, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
KF Turbina U-16, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Infinity Sports. Futboll Club Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14 datë 15.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të Prestige MFC, Kliton Kodhelaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”.


Shtuar 17.10.2024 19:42