Mes lotësh dhe me barelë, dëmtimi i Berishës trondit Leccen, Ramadani: Jam i shqetësuar për vëllain tim të vogël (VIDEO)

Ditën e djeshme, mesfushori i Kombëtares Medon Berisha, u dëmtua në minutën e tetë të ndeshjes së Leçes me Pizën.

Berisha u largua me barelë dhe lot.

Pas sfidës së fituar në Seria A, presidenti i Leçes dha informacionet e para. Stiki Damiani, tregoi se Berisha mund të mos ketë diçka serioze, ndërsa bëhet fjalë për problem muskulor.

“Kanë mbërritur disa lajme të para, duket se bëhet fjalë për një problem muskulor, por t’i marrim me rezervë. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”, u shpreh presidenti i Leçes.

Berisha po shkëlqente me Leçen dhe ishte kthyer në titullar të padiskutueshëm. Plot tre herë e ka fituar çmimin si lojtari i ndeshjes në Seria A.

Në përfundim të ndeshjes, fjalët e para të Ramadanit shkuan pikërisht për Medon Berishën:Më vjen shumë keq për Berishën, për vëllain tim të vogël. Dëmtimi i tij më shqetëson, e presim sa më shpejt në fushë”, u shpreh Ramadani.

 

 

Pas ndeshjes, edhe trajneri Eusebio Di Francesco, theksoi se kjo fitore u zbeh nga dëmtimi i Berishës, duke vërtetuar peshën e mesfushorit kuqezi brenda ekipit.


Shtuar 13.12.2025 09:19