Dëmtimi i Donnarumma/ Pamje të rënda, portieri italian rrezikoi jetën në fushën e lojës (FOTO+VIDEO)

Gjatë ndeshjes mes PSG dhe Monaco në Ligue 1, në fushën e kësaj të fundit, portieri italian Gianluigi Donnarumma pësoi një dëmtim serioz në fytyrë, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Wilfried Singo, sulmuesi kundërshtar.

Episodi i frikshëm, që i rrezikoi seriozisht syrin, më së paku, portierit italian ndodhi në minutën e 20-të të ndeshjes, kur Singo e goditi Donnarumma në fytyrë me takat e këpucës, duke i shkaktuar disa plagë të dukshme.

Pas incidentit, Donnarumma u detyrua të largohej nga fusha dhe u zëvendësua. Pavarësisht dëmtimit, portieri arriti të dilte nga fusha me këmbët e tij.

PSG ka konfirmuar se ai do t’u nënshtrohet sot ekzaminimeve mjekësore, për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit dhe sa duhet të qëndrojë larg aktiviteteve sportive.

 


Shtuar 19.12.2024 10:56