Dembele: Nuk e kam me nxitim për të rinovuar me Barcelonën

Edhe pse kontrata i skadon vitin tjetër, sulmuesi Ousmane Dembele mbetet i qetë për të ardhmen.

Francezi do negociojë rinovimin e kontratës me klubin që dëshiron ta mbajë, por i kërkon zbritjen e pagës.

Në rast që nuk e pranon, atëherë Dembele do shohin ta shesin në verë.

“Nuk e di, do shohim. Do takohemi me drejtorët e Barcelonës. Ka ende shumë kohë, nuk jam në nxitim. As ata nuk janë. Do shohim çfarë do ndodh.

“Jam plotësisht i fokusuar në Euro 2020. Pastaj do shkojë në pushime dhe do shohim çfarë do ndodh pas një sezoni të gjatë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Juventus dhe Liverpool kanë interesim për Dembelen.


Shtuar 2.06.2021 22:51