Dembele humb durimin me Barcelonën

Ousmane Dembele do të mbetet një futbollist i lirë pas pesë ditëve, kur kontrata e tij me Barcelonën do të skadojë.

Sulmuesi francez ishte i gatshëm të vazhdonte bashkëpunimin me katalunasit dhe deri më tani ka pritur për një ofertë, por që durimi i tij ka mbaruar.

Anësori këmbëshpejtë i ka thënë menaxherit të tij të pres ofertën e Barcelonës, pasi ai pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Xavi Hernandez, por oferta nga gjiganti katalunas ende nuk ka ardhur dhe Dembele synon të largohet tani.
Marca ka raportuar se francezi tani po shikon mundësitë tjera dhe në javën e parë të korrikut do të vendosë për të ardhmen e tij.

24-vjeçari edicionin e fundit pati probleme me lëndime dhe luajti në vetëm 32 ndeshje ku shënoi dy gola dhe dhuroi 13 asistime.

Chelsea, Manchester United, Paris Saint Germain dhe Juventus janë skuadrat që po interesohen për transferimin e francezit.

Barcelona duhet të nxitojë për t’i bërë një ofertë konkrete për rinovimin e kontratës brenda muajit qershor, në të kundërtën do ta humbasin Dembelen pa fituar asgjë nga largimi i tij.

Shtuar 26.06.2022 09:42