Del lojtar i lirë në qershor, Toni Kroos merr vendimin për të ardhmen

Toni Kroos është një nga lojtarët lider te Real Madrid. Mesfushori gjerman prej vitesh ka mbajtur peshën e mesfushës dhe vazhdon ende të japë kontributin e tij për “Los Blancos”.

Tashmë gjermanit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe 34-vjeçari është i qartë për të ardhmen e tij. Mesfushori do t’i qëndrojë besnik Real Madrid deri në fund dhe do të dëshironte që të vazhdonte aventurën e tij në “Santiago Bernabeu” të paktën edhe për një vit tjetër.

Siç duket edhe drejtuesit pritet t’i ofrojnë një kontratë 1 vjeçare nga e cila lojtari do të përfitonte 8,5 milionë euro pagë vjetore. 34-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014. /newsport.al/


Shtuar 7.02.2024 20:35