Deklarata e bujshme e Jasir Asanit, zbulon si e kërcënoi klubi që e largoi si hero: Isha gati të sakrifikoja gjithçka…

Jasir Asani, ishte një nga temat më të nxehta për futbollistët e Kombëtares, pikërisht në merkaton e verës. Guangju kishte filluar një hakmarrje ndaj sulmuesit shqiptar, edhe pse në fund i dedikoi postim duke e transferuar si hero te Esteghlal.

Asani ka zbuluar prapaskenat e bujshme që ndodhën në Korenë e Jugut, si edhe kërcënimin e ish-klubit të tij. Këto deklarata vijnë pikërisht nga Irani ku edhe po luan me Esteghlal.

“Klubi korean më tha ose duhet të shkosh në ligën japoneze, ose duhet të vish në stërvitje. Dhe nëse nuk shkon në ligën japoneze, nuk do të të japim as edhe një minutë lojë.

Unë i thashë, mirë, edhe nëse nuk luaj asnjë minutë në Kore, nuk më intereson sepse dua të shkoj te Esteghlal. Isha gati të sakrifikoja gjithçka, vetëm që një ditë të arrija te Esteghlal. Që nga dita e parë dhe në shikimin e parë, u dashurova me Esteghlalin”, u shpreh Asani sipas fjalëve të raportuara në Iran.

Ishte klubi japonez i Jokohama F. Marinos, që në verë interesohej për shërbimet e mëngjarashit. Asani e ka fituar që në fillim mbështetjen e tifozëve në Iran. Anësori 30-vjeçar, ka shënuar pesë gola dhe asistuar një tjetër në dhjetë ndeshjet e para.


Shtuar 29.10.2025 10:38