sport

Debutoi në “Santiago Bernbeu”, Uzuni: Për mua ishte një ëndërr e bërë realitet

Myrto Uzuni ka realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë, që të luajë në një nga kampionatet më të mëdha europiane.

Kalimi në La Liga te skuadra e Granadas ishte “qershia mbi tortë” e punës së palodhur që beratasi ka bërë për të arritur majat e futbollit.

Të lidhura

None found

Menjëherë u vendos titullarë nga trajneri Moreno në sfidën që Granada luajti kundër Real Madrid në “Santiano Bernabeu”, ku tregoi një paraqitje të mirë përballë gjigantëve spanjoll.

Sulmuesi i kombëtares ka dhënë edhe konferencën e parë si lojtar i skuadrës spanjolle, ku ka treguar edhe emocionet e debutimit të tij në La Liga.

“Dua ti falënderoj ata që gjenden këtu sot. Dua të falënderoj trajnerin që besoi tek unë dhe më solli këtu. Jam gati të nis këtë aventurë të re. Sa për Granadën historia flet vetë.”

“La Liga  është një ndër kampionatet më të forta ën botë. E njihja që nga sezoni i kaluar kur ky klub u ndesh me skuadrën e Teutës në Europa Ligë. Gjithashtu këtu ka luajtur dhe miku im Rei Manaj kështu që di  shumë për këtë klub.”

“Për mua ishte një ëndërr e bërë realitet. Ishte një ndeshje e vështirë ajo që luajtëm në “Santiago Bernabeu”. Ne kemi lojtarë të mirë. Unë mendoj se duke luajtur së bashku si një grup atëherë dhe rezultatet do të vijnë. Unë dua të shënoj gola, por në atë moment nuk kisha shumë mundësi, por besoj se në ndeshjet e tjera do ja dal.”

Diferenca mes Hungarisë dhe Spanjës- Sigurisht që ka ndryshime. Siç e thashë dhe më parë kjo është ndër ligat më të forta në botë. Por ndihem gati dhe do të jap më të mirën time.”

U surprizat kur luajtët titullar? Për ndeshjen e parë, unë besoj tek vetja dhe për këtë arsye jam këtu. Kam besuar që kur kam filluar të luaj futboll dhe kisha besim se do luaja titullar. Përsa i përket sulmuesve, ne kemi lojtarë shumë  të mirë, Nuk e krahasoj veten time me asnjë. Kam ardhur këtu të bëj punën time dhe të jap maksimumin.

Impresioni i parë në dhomat e zhveshjes- Qëkur erdha këtu pashë njerëz shumë të mirë, që nga stafi dhe deri tek  shokët e skuadrës. Më kanë ndihmuar që të përshtatem shpejt me grupin. Të gjithë janë shumë pozitivë dhe ndihem shumë mirë këtu.

Mentaliteti im është të jap maksimumin dhe të mos dorëzohem kurrë. Kjo është motoja ime. Të luftoj për klubin. Për këtë jam këtu,  të shënoj gola. Për trajnerin mendoj se është ndër më të mirët. Më ka ndihmuar shumë dhe mendoj se në të ardhmen do të jem lojtar më i mirë. / h.ll/albeu.com

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago