Debutimi te Esteghlal, Jasir Asani shok skuadre me ish-portierin e Real Madridit

Jasir Asani, ishte ai i cili shijoi dje debutimin e tij në kampionatin iranian. Esteghlal luante në shtëpi ndaj Zob Ahan dhe ishte në disavantazh 1-3 kur trajneri hodhi në fushë sulmuesin shqiptar në fillimin e pjesës së dytë, teksa rezultati u barazua në 3 me 3.

Vlen të theksohet fakti se në datën 6 gusht, skuadrës së re të Jasir Asanit, iu bashkua edhe ish-portieri i Realit, Antonio Adan, nga radhët e Sportingut të Lisbonës.

 

 

38-vjeçari spanjoll, ishte titullar në duelin e ditës së sotme, ndërkohë që arriti të pësonte 3 gola.

Adan gjatë karrierës së tij është aktivizuar me shumë klube të rëndësishme Europiane si Sporting, Atletiko Madrid, Betis, Kaljari dhe Real Madrid.