David De Gea beson se Manchester United është “i mallkuar” dhe pranon se nuk ka argumente për të shpjeguar pse “Djajtë e Kuq” kanë mbetur kaq shumë prapa rivalëve të tyre kryesorë.
Spanjolli fitoi Premier League-n në sezonin e tij të dytë në “Old Trafford”, përpara se të ngrinte Kupën FA në 2016 dhe Kupën e Ligës dhe Europa League në 2017. Trofeu i fituar me Mourinhon trajner, përballë Ajaxit, është i fundit për Man. United. Do të bëhet pesë vite pa trofe, pasi do të jetë shumë e vështirë që ekipi i drejtuar nga Rangnick të fitojë Champions League-n këtë sezon.
None found
Pesë vjet pa një trofe do të thotë se “Djajtë e Kuq” kanë ecuria më të keqe që nga periudha 1969-1976.
“Unë mendoj se dikush na ka mallkuar apo diçka tjetër. E vërteta është se nuk e di se çfarë po ndodh, vërtet nuk e di. Njerëzit gjithmonë më pyesin dhe ne flasim për këtë me njëri-tjetrin thjesht themi: “nuk e dimë se çfarë po ndodh”. Duhet të kishim garuar për më shumë trofe, por thjesht nuk e di pse ky ekip nuk funksionon”.
Rangnick zëvendësoi Ole Gunnar Solskjaer në nëntor dhe do të qëndrojë në krye deri në fund të sezonit, por as mbërritja e tij nuk i ka ndryshuar gjërat.
Futbolli ka pushuar prej kohësh të jetë thjesht një lojë, dhe videoja e fundit që përmbyti rrjetet sociale e vërteton…
Vlora është vendosur nën masa të shtuara sigurie këtë të shtunë në mëngjes, në prag të protestës së paralajmëruar nga…
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdojnë të jenë opsionale si dy partitë të mundshme për bashkëqeverisje. Kryeministri në…
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar…
Vendi do të përjetojë një tjetër ditë me temperatura të larta dhe mot kryesisht të qëndrueshëm këtë të shtunë [...]Read…
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Evropën, duke vendosur rekorde historike temperaturash në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, ndërsa…