Humbja e parë e Rangnick në stolin e Manchester United ishte e hidhur dhe komplikoi rrugën drejt kualifikimit në Champions League për “Djajtë e Kuq”.
None found
Në fund të ndeshjes ka pasur tension në dhomën e zhveshjes, i shfaqur që në fushë gjë që e cila është një problem serioz për trajnerin gjerman.
Portieri De Gea gjatë ndeshjes qortoi Cristiano Ronaldon për një pasim prapa, i cili rrezikoi të kthehej në autogol.
Portieri spanjoll, siç raporton “Sport”, ka sulmuar portugezin edhe me mallkime, duke ngrirë tifozët e pranishëm në “Old Trafford”.
Një situatë të cilën Rangnick duhet ta zgjidhë sa më parë, që situata të mos dalë jashtë kontrollit.
Luke Shaw u tregua i drejtpërdrejt në përfundim të ndeshjes, duke kërkuar angazhimin maksimal të të gjithëve.
“Kur nuk e kishim topin, nuk ishim mjaftueshëm agresivë. Ne, lojtarët, kemi qenë këtu për një kohë të gjatë, ndoshta kemi luftuar sonte, nuk mendoj se ishim të gjithë bashkë.
Lojtarët që kemi ne kanë cilësi të pabesueshme, por ndonjëherë cilësia nuk mjafton. Në dhomat e zhveshjes e dimë se çfarë duam, por jashtë fushës duhet të japim 100%.
Për të fituar këto lloj ndeshjesh duhet të punojmë të gjithë 100%. Është e vështirë dhe zhgënjyese”./ h.ll/albeu.com
Në dy afatet e regjistrimit për vitin shkollor 2026/2027, në shkollat e mesme publike në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar…
Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat po ziejnë nga një thashethem që ka ngjallur kureshtje të madhe, sidomos në…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mblidhet në orën 11:00. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Banjot Termale të Bënjës dhe e ka shoqëruar atë me një reagim…
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të mbështesë krijimin e…