Dani Alves pranoi për herë të parë se kishte një marrëdhënie seksuale me vajzën 23-vjeçare, raporton rrjeti televiziv spanjoll, “Antena 3”.
Kështu, sipas raportimit, futbollisti 39-vjeçar ka folur për atë që ka ndodhur me viktimën e dyshuar në një klub nate në Barcelonë, por ka theksuar se ka qenë konsensuale dhe nuk ka tentuar ta përdhunojë në asnjë mënyrë, shkruan abcnews.al.
Në të njëjtën kohë, gjykata spanjolle kërkon që ai të qëndrojë në burg, pasi pafajësia e tij nuk është vërtetuar.
Mirëpo, ish-mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, ndër të tjera, duket se nuk… i shkon keq në burg, pasi gëzon trajtim preferencial për shkak të njohjes.