Categories: sport

Dallku: Respekt për secilin rival, por pa asnjë frikë – Planet e Dukagjinit për këtë sezon

Për herë të dytë në stolin e Dukagjinit, Armend Dallku kthehet me ambicien për të krijuar një formacion solid që do t’u vështirësojë jetën të gjitha ekipeve në Superligën e Kosovës, duke e shndërruar klubin e Klinës në një kundërshtar aspak të lehtë.

Të lidhura

None found

Sezoni ka nisur në mënyrë premtuese për Dukagjinin, i cili ka grumbulluar tre fitore dhe tre barazime, si dhe mburret me mbrojtjen më eficente të kampionatit aktualisht.

Në një bashkëbisedim për Telegrafin, trajneri tregon për motivet që e shtynë drejt rikthimit në Klinë, përshtypjet nga paraqitjet e deritanishme, parimet e tij të drejtimit, synimet e klubit dhe përballjen e radhës me Dritën, kampione në fuqi.

“Jam tejet i kënaqur me atë që ka shfaqur Dukagjini. Nuk e kisha fantazuar një nisje kaq të mirë, veçanërisht duke ditur se kemi bëë shumë lëvizje në përbëerjen e lojtarëve,” u shpreh Dallku fillimisht.

“Kemi futbollistë që nuk na niohin, të tierë që indirekt kanë dëgjuar pëer ne po që nuk kanë pasë ras tin të bashkëpunojnë me stafin tonë. Por na kahnë ndihmuë shumë edhe ata lojtarë që i kemi të njohur nga periudha e mëparshme, sepse ata e kupëtojnë menjëherë çfarë kërkojmë,” vijoi ai.

Për Dallkun, rikthimi në Klinë nuk ka qenë çështje bindjeje të gjatë. Ai e njeh thellë atmosferën e ekipit dhe ka vijuar të ketë raporte të afërta me presidentin Fabian Veseli edhe në kohën kur nuk ishte pjesë e stafit teknik.

“Nuk kishim pse të bindeshim për asgjë te Dukagjini, pasi e dimë fare mirë se ku po punojmë dhe me kë. Aty kemi një president si Fabian Veseli, të cilin e falënderoj për besimin. Lidhja jonë shoqërore ëhtë e fortë dhe kemi ruajtur komunikimin edhe gjatë periudhës time jashtë klubit,” rrëfeu ai.

“Sapo morëm ofertën, e pamë si një mundësi të shkëlqyer. Në Klinë kemi kushte pune fantastike, me dy terrene stërvitore afër njëri-tjetrit dhe një fushë me bar natyral që mbahet në gjendje ideale. Çdo ditë stadiumi po fiton një pamje gjithë e më europiane,” shtoi Dallku.

Trajneri 43-vjeçar ëhtë i bindur se rezultatet e tanishme nuk janë të rastësishme dhe se Dukagjini mund të bëhet një provë e fortë për këdo. Parimi i tij udhëheqës është që skuadra të mos bëjë dallime në varësi të pozitës së kundërshtarit në renditje.

“Pa dyshim që Dukagjini do të jetë një kafshatë e vështirë për këdo. Motoja jonë, që tani e kanë përvetësuar lojtarët, është se do të përballemi me secilin rival njëlloj, pa marrë parasysh se ku ndodhen në tabelë, nëse janë në majë apo në fund të saj,” theksoi ai.

“Ne do të hyjmë në fushë si të barabartë me të gjithë. Kjo është filozofia jonë: respekt për këdo, por frikë nga askush,” deklaroi më tej.

Një faktor kyç në suksesin e deritanishëm, sipas Dallkut, mbetet grupi dhe jo një emër i veçuar. Ai këmbëngul që skuadra të veprojë si një bllok i vetëm dhe të mbajë një frymë të fortë konkurrence brenda.

“Shtylla kryesore është padyshim kolektivi, sepse ne synojmë vazhdimisht të krijojmë një ekip konkurrent dhe shumë luftarak. Nuk mbështetemi vetëm te një individ, pasi një lojtar mund të vendosë një takim të vetëm, por të gjithë sezonin nuk e përballon dot i vetëm,” spjegoi Dallku.

Kjo optikë lidhet ngushtë me synimet e klubit. Tekniku refuzon t’i vërë tavan skuadrës dhe kërkon që ekipi të jetë në pikun e përgatitjes në çdo përballje.

“Qëllimi ynë parësor është të paraqitemi në çdo ndeshje dhe t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari. Në futbollin kosovar dallimet nuk janë aq të mëdha, prandaj fokusi është që për çdo takim të përgatitemi në maksimum, sepse mundësitë i kemi pa diskutim,” pohoi ai.

Raundi i ardhshëm rezervon një test të rëndësishëm për Dukagjinin, të cilët presin në shtëpi Dritën, ekipin që mban titullin kampion. Dallku shpreh respekt të thellë për rivalët, por skuadra e tij do të kërkojë rezultatin më të mirë të mundshëm.

“Në javën tjetër na pret Drita. Edhe atë do ta mirëpresim në mënyrën më dinjitoze. Ne do të orvatemi të nxjerrim maksimumin nga kjo sfidë, duke qenë të vetëdijshëm se Drita është një ekip shumë i fortë, me plot individualitete dhe mund ta konsiderojmë si formacion europian, falë përvojës së grumbulluar në garat kontinentale,” përfundoi Dallku.

“Respekt për çdo kundërshtar, por unë e di se në grupin tim kam lojtarë me karakter dhe pres që në fund t’ia dalim të marrim maksimumin nga kjo ndeshje,” mbylli ai.//

të fundit

Zajkova nga Sofja: Mbështetja për anëtarësimin e Maqedonisë në BE duhet të dëshmohet me veprime

“Dashuria tregohet me vepra. Nëse me të vërtetë doni ta shihni Maqedoninë në Bashkimin Evropian, shpresoj që këtë ta tregojmë…

44 seconds ago

He called me and sounded very happy,” Earl Spencer recounts Charles’s shocking statement after Princess Diana’s death

Vëllai i Princeshë Dianës, Earl Spencer, ka rikthyer në vëmendje një prej episodeve më të debatueshme pas vdekjes së saj,…

53 seconds ago

Nigeria: 49 dead and 182 hospitalized after consuming counterfeit alcohol, one person arrested

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën dhe 182 të tjerë janë shtruar në spital pas konsumimit të alkoolit të…

1 minute ago

Bozdo challenges Rama over prices: Albania imports 90% of its food, markets dominated by oligopolies close to the government

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se…

2 minutes ago

Video/ Violent fight breaks out on flight from Bangladesh to London as two passengers clash

Një sherr i dhunshëm mes dy pasagjerësh ka shkaktuar panik në një fluturim drejt Londrës, duke alarmuar pasagjerët e tjerë,…

2 minutes ago

Let SPAK prepare the handcuffs!”/ 111th protest against the government, citizens demand Rama’s resignation

Vijon sot në Tiranë protesta e 111-të kundër qeverisë, pas protestës së 110-të të zhvilluar një ditë më parë në…

3 minutes ago