Armend Dallku është rikthyer zyrtarisht në detyrën e kryetrajnerit të KF Dukagjinit.
None found
Klubi nga Klina ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me Dallkun, i cili merr sërish drejtimin e skuadrës bardhekaltër dhe nis një kapitull të ri me ekipin.
Dallku është një figurë e njohur si për KF Dukagjinin, ashtu edhe për futbollin kosovar. Angazhimi i tij vlerësohet si një hap me rëndësi për vazhdimësinë e projektit dhe përmbushjen e ambicieve sportive të klubit.
Drejtuesit e Dukagjinit presin që eksperienca, profesionalizmi dhe angazhimi i Dallkut të ndihmojnë në realizimin e objektivave dhe në avancimin e mëtejshëm të skuadrës.
Njëkohësisht, klubi ka prezantuar edhe stafin teknik që do të bashkëpunojë me kryetrajnerin, me të njëjtën përbërje si në të kaluarën.
Artan Luzi dhe Agon Ramadani do të shërbejnë si ndihmëstrajnerë, ndërsa Rinor Xhemaj do të mbajë postin e trajnerit të portierëve.
Përmes këtij organizimi të stafit, Dukagjini kërkon të ndërtojë një mjedis të qëndrueshëm dhe profesional, duke u bazuar te përvoja dhe përkushtimi i çdo pjesëtari të ekipit teknik.
KF Dukagjini i ka dëshiruar shumë suksese Armend Dallkut dhe bashkëpunëtorëve të tij në etapën e re me klubin klinas.
Në Ministrinë e Ekonomisë u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për Bashkëpunim në Fushën e Energjisë ndërmjet Kosovës…
Një takim i organizuar përmes internetit ka përfunduar me kërcënime dhe grabitje në qytetin italian të Pesaros. [...]Read More...
Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet me burgim të përjetshëm për Ljupço Palevski Palço, Velobor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev,…
Nëntë persona, përfshirë gjashtë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, u dërguan në spital pasi turbulenca të forta goditën një…
Në godinën e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër paraditen e sotme është regjistruar një alarm për vendosje eksplozivi.…
Komentet e Cristiano Ronaldos për Ricardo Carvalhon 15 vjet më parë e bëjnë atë të duket kontradiktor në përplasjen e…