Dukagjini dhe Drita do të matin forcat në stadiumin “13 Qershori” të Klinës, në përballjen e vlefshme për javën e shtatë të Superligës së Kosovës.
None found
Ekipi nga Klina ka zhvilluar një sezon të mirë deri tani, me tri fitore dhe tri barazime në ndeshjet e luajtura.
Drita, kampionia aktuale e Kosovës, në pesë takimet e para ka marrë dy fitore, ka barazuar dy herë dhe ka pësuar një humbje.
Armend Dallku ka zgjedhur Iljesa Zulfijin, Stevensonin dhe Dienit Isufin për repartin ofensiv të Dukagjinit.
Te skuadra gjilanase, Rron Broja rikthehet në formacion, ndërsa në sulm do të luajnë Jashari, Balaj dhe Bletrimi Krasniqi.
Të dyja skuadrat hyjnë në këtë duel me synimin për të marrë fitoren, në një ndeshje që pritet të sjellë rivalitet në elitën e futbollit kosovar.
Dukagjini: Haxhihamza, Bardhoku, Sinani, Basri, Bytyqi, Hugo, Pefqeli, Rexhaj, Zulfiji, Stevenson, Isufi.
Drita: Maloku, Besart Krasniqi, Pëllumbi, Salihu, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Limaj, Jashari, Balaj, Bletrimi Krasniqi.
Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë kapur dhe vënë në pranga nga Policia e…
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, i cili fitoi Topin e Artë të këtij viti, është mburrur për tiparet e…
Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin…
Qytetarët që skanuan faturat fiskale përmes aplikacionit "MojDDV" në periudhën nga korriku deri në shtator së shpejti do të marrin…
Pak minuta më parë, një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Lalar. Menjëherë…
Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të rëndësishëm për talentin e Manchester Unitedit, JJ Gabriel, i cili është shumë pranë…