Categories: sport

Cucurella shpreson ta ketë sërish pranë Enzo Fernandezin, këtë herë te Real Madridi

Marc Cucurella, mbrojtësi i majtë spanjoll, ka bërë të ditur se do të dëshironte që Enzo Fernandez, ish-shoku i tij i skuadrës te Chelsea, t’i bashkohej Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.

Futbollisti spanjoll, i transferuar te klubi madrilen në fillim të këtij muaji si pjesë e projektit të ri të drejtuar nga trajneri Jose Mourinho, e përshkroi mesfushorin argjentinas si një mik të ngushtë dhe një lojtar me cilësi të mëdha.

Të lidhura

None found

“Enzo është një lojtar i shkëlqyer dhe një mik i imi. Ai më uroi për transferimin te Real Madridi. Shpresoj që kjo të ndodhë. Do të isha shumë i lumtur”, u shpreh Cucurella për Radio Marca.

Referuar raportimeve të ESPN, Real Madridi është në kërkim të përforcimeve në mesfushë dhe në qendër të mbrojtjes. Fernandez vazhdon të jetë mes emrave kryesorë në listën e klubit, ndonëse po merren në konsideratë edhe opsione të tjera.

Cucurella rikujtoi edhe periudhën pozitive që pati me argjentinasin te Chelsea, ndërsa nuk e fshehu dëshirën që të luajnë sërish në të njëjtën skuadër.

“Kemi qenë shumë të lumtur te Chelsea dhe do të ishte fantastike nëse të dy do të nënshkruanim për Real Madridin në të njëjtën verë. Shpresoj që ai të ketë fat dhe të bëhet lojtar i Real Madridit”, shtoi spanjolli.

Mbrojtësi 27-vjeçar tregoi po ashtu se në zgjedhjen e tij për t’u transferuar në “Santiago Bernabéu”, ndikim të rëndësishëm pati trajneri Jose Mourinho.

“Kur një trajner si Mourinho të telefonon, të bën të ndihesh krenar. Fillimisht më dërgoi një mesazh dhe më pas më telefonoi. Kjo ka shumë rëndësi dhe mezi pres të filloj punën me të”, tha Cucurella.

të fundit

Maqedonci prezanton robotin e parë UGV të prodhuar në Kosovë

Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës i është dhuruar roboti i parë tokësor pa ekuipazh (UGV), i prodhuar në Kosovë nga…

42 seconds ago

Decline in number of bus passengers in North Macedonia

Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…

12 minutes ago

Police forces take up positions near Jakup Krasniqi’s residence as his arrival is awaited

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…

12 minutes ago

Rama meeting with young people: students who believe in protest and not in stones! We agreed not to publish the debate

Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në…

13 minutes ago

Oil prices declining at customs, but not in the retail market! Companies post record turnover, profit margins slightly up

Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…

13 minutes ago

Real Madridi vëzhgon pesë talente të Premier Ligës për merkaton e ardhshme

Real Madridi po e monitoron nga afër Ligën Premier këtë sezon sepse ka pesë objektiva për afatet e ardhshme të…

13 minutes ago